Sport

Ish-drejtori: “Madridi është dhe ka qenë ëndrra e fëmijërisë së Mbappe”

19 Mars 2022, 11:37 Nga DOSJA
Ish-drejtori: “Madridi është dhe ka qenë ëndrra e

FRANCE Fati i Kylian Mbappe mbetet në qendër të lajmeve në Francë. Sot gazeta ‘Le Parisien’ ka pyetur Vadim Vasilyev, ish-drejtor i përgjithshëm i Monacos për ish-nxënësit e tij.

Vasilyev e pa Mbappé të rritej në Monaco derisa u largua në Paris, pavarësisht se Real Madrid mund të kishte qenë fati i tij që në atë kohë. Ish-trajneri rus beson se PSG ka shumë pak opsione për ta mbajtur atë, pasi ai e njeh shumë mirë Mbappén dhe familjen e tij.

“Nuk ka qenë kurrë mister, që Real Madrid është klubi i ëndrrave të tij të fëmijërisë. Do të ketë njerëz pro dhe të tjerë kundër, për nënshkrimin e tij te Madridi, por në çdo rast, ai do të bëjë zgjedhjen e duhur në marrëveshje të plotë me prindërit e tij, të cilët e drejtojnë karrierën e tij në mënyrë shembullore.

Kylian bën diferencën në çdo ndeshje. Ai ka ende vend për përmirësim dhe do të shkojë deri në majë”,- thotë Vasilyev. Ai beson se PSG-së i ka mbetur pak për t’i ofruar, por pohon rrugën që duhet ndjekur për ta bindur. “Unë do ta vendosja atë në qendër të projektit, duke e bërë të kuptojë rëndësinë e tij të plotë”,- thotë ai.

Vasilyev është pyetur edhe për trajtimin që i është bërë Messit dhe Neymar nga tifozët e PSG-së pas eliminimit. “Nuk është reagimi i duhur, nuk mund ta miratoj. Por është njerëzore të shprehësh zhgënjimin. Kishte mënyra të tjera për ta bërë këtë. Të gjithë i thanë vetes: “Ky është një vit i mirë për Parisin. Dhe në fund, çfarë një dush i ftohtë!”, thekson ai para, se të nënvizojë epërsinë e Real Madridit ndaj PSG-së, që mund të jetë një tjetër pikë që e bën Mbappe të vendosë.

“Cilësia e lojtarëve të PSG-së nuk vihet në pikëpyetje. Por krahasuar me Real Madridin, PSG nuk është ende një institucion. Ne të gjithë aspirojmë që ai të bëhet i tillë. Një lojtar nuk duhet të jetë kurrë më i rëndësishëm se një klub”,- analizon ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi drejtori i psg leonardo e ardhmja e kylian mbappé i mbështetësit të zjarrtë të real madridit kylian mbappe si lojtar i real madridit atyre të kylian mbappe e lionel messi drejtori i psg leonardo e ardhmja e kylian mbappé i mbështetësit të zjarrtë të real madridit kylian mbappe si lojtar i real madridit

Sondazh

Poll