Sport

Çmenduri në “Molineux”. Pas 0-2, Leeds i rrëmben fitoren ‘e artë’ Wolverhamptonit

19 Mars 2022, 05:30 Nga DOSJA
Çmenduri në “Molineux”. Pas 0-2, Leeds i rrëmben

ANGLI – A mund të jetë efekti Jesse Marsch? Pas disavantazhit 0-2 në pjesën e parë, me gola të shënuar nga Jonny (26 ‘) dhe Trincao (45’+11), Leeds përmbysi ndeshjen në fushën e Wolverhampton të premten.

Përcaktues ishte largimi nga fusha me dy kartona të sulmuesit meksikan Raul Jimenez (53’). Goli i fitores së artë 2-3 erdhi në kohën shtesë, falë Luke Ayling (90’+ 1).

Përmbysja kësaj situate dukej e pamundur, edhe për faktin se Leeds sapo kishin humbur në portierin e saj francez, Illan Meslier, i katërti i dëmtuar (pas Bamford, Llorente dhe Klich).

Mirëpo në harkun kohor të katër minutave, Jack Harrison (63’) dhe Rodrigo (66’), përpara se t’i vinte radha Luke Ayling (90’+1) për të firmosur fitoren 3-2 për Leeds.

Kjo fitore në javën e 30-të, e dytë radhazi në Premier League pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa sukses, i lejon Leeds, me 29 pikë që renditet i 16-ti, t’i japë vetes pak ajër në zonën e kuqe. Wolverhampton me 46 pikë pozicionohet në vendin e 8-të, duke bërë një hap fals në garën e tij për një vend në kupat e Evropës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leeds united sulmuesin e wolverhampton trajneri i ri i leeds wolverhampton mbetet i shtati wolverhampton të dielën leeds united sulmuesin e wolverhampton trajneri i ri i leeds wolverhampton mbetet i shtati wolverhampton të dielën

Sondazh

Poll