Sport

Cisse paralajmëron Senegalin: “Kush fitoi Kupën e Afrikës, statistikat i ka kundër”

19 Mars 2022, 06:04 Nga DOSJA
Cisse paralajmëron Senegalin: “Kush fitoi Kupën e Afrikës,

SENEGAL Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé, paralajmëron ekipin e tij, se të qenit kampion i Afrikës nuk të siguron një fitore të sigurt në ndeshjen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Aq më tepër, kur Koulibaly dhe bashkëlojtarët e tij do të duhet të përballen me Egjiptin, i mundur në finalen e Kupës së Afrikës dhe për rrjedhojë do të kërkojnë të hakmarren.

Kjo përballje e dyfishtë me Egjiptin, skuadrën që sapo mundëm në finale me penallti, do të jetë shumë e veshtirë. Ne jemi kampionë të Afrikës, por nuk jemi favoritë, sepse statistikat tregojnë se të gjitha skuadrat që fituan kompeticionin kontinental nuk u kualifikuan në Botëror.

Eshtë një kompeticion tjetër dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar. Futbollist profesionist, ai i nivelit të lartë nuk ushqehet vetëm me të kaluarën. Sot jemi përpara një ngjarjeje tjetër shumë të rëndësishme për futbollin senegalez,”- ka deklaruar trajneri Cisse, kampion i Afrikës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aliou cissé egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè kampion i afrikës ndeshjen e “play-off" sulmuesi egjiptian i liverpeulit trajneri i senegalit aliou cissé egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè kampion i afrikës ndeshjen e “play-off" sulmuesi egjiptian i liverpeulit trajneri i senegalit

Sondazh

Poll