Sport

Raúl de Tomás dhe Keidi Bare shokë skuadre, por edhe kundërshtarë pas një jave…

19 Mars 2022, 09:48 Nga DOSJA
Raúl de Tomás dhe Keidi Bare shokë skuadre, por edhe

SPANJE – Raúl de Tomás nuk ka shënuar prej një muaji, por kjo nuk e ka penguar trajnerin spanjoll Luis Enrique që të vazhdojë të besojë në cilësitë e tij. Ai vetë e shpjegoi këtë në konferencën e shtypit:

“Më pëlqeu ajo që pashë nga RdT në thirrjen e nëntorit. Sulmuesit jetojnë të robëruar nga goli, por ne do t’i kërkojmë dhe besojmë më shumë tek ata, që kanë bërë mjaft për të qenë këtu”,- është shprehur trajneri asturian.

Pas stërvitjes me Espanyol, në të njëjtën skenë, ku do të luajnë kombëtaret me 26 mars, RdT, i shoqëruar nga shoku i tij shqiptar, Keidi Bare, komentoi se “është një privilegj që mund të luaj në stadiumin tonë. Ne do të shihemi të shtunën dhe le të të fitojë më i miri,” i tha ai shokut të tij të skuadrës, i cili u shpreh se thirrja e RdT me Spanjën ka merita, pasi “nuk është e lehtë të thirresh me Spanjën”.

Por përpara asaj ndeshjeje në fushë me fanella të ndryshme nga zakonisht, RdT dhe Bare do të duhet të bashkojnë forcat për të fituar ndaj Mallorcas këtë të dielë dhe të hedhin një hap gjigant, pothuajse përfundimtar, drejt shpëtimit.

Të dy janë të fokusuar në këtë para angazhimeve të tyre ndërkombëtare: “Ne duam t’u japim tifozëve një gëzim këtë të diel. Do të lëmë gjithçka pas, me njerëzit do të japim shumë më tepër,”– shpjegoi golashënuesi më i mirë i katalanasve që ka shënuar 13 gola në Ligë.

Keidi, një nga lojtarët më të dashur për fansat, e ka vazhduar fjalën e tij në të njëjtën linjë. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për tifozët. Në shtëpi jemi më të mirë, tifozët janë lojtari numër 12, shpresojmë t’u japim gëzim”,– ka komentuar ai.

Keidi Bare si dhe RdT janë dy nga pjesët e padiskutueshme të skuadrës bardheblu, e cila ka edhe një tjetër ndërkombëtar si Leandro Cabrera, të thirrur me Uruguaji në kërkim të kualifikimit në Botëror.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gati per spanjen mesfushori keidi bare trajneri luis enrique gati per spanjen mesfushori keidi bare trajneri luis enrique

Sondazh

Poll