Sport

Sergiño Dest, të paktën tre javë “KO”, në dyshim edhe ndeshja ndaj Eintrachtit

19 Mars 2022, 10:14 Nga DOSJA

SPANJE – Sergiño Dest nuk do të jetë në ‘Bernabéu’ të dielën me shokët e tij dhe as nuk do të shoqërojë ekipin në angazhimet e tij javën e ardhshme.

Testet, të cilave iu nënshtrua pasditen e së premtes sapo zbarkoi në Barcelonë, konfirmuan parashikimet më të këqija: anësori ka pësuar një këputje në bicepsin e këmbës së majtë.

Pavarësisht se klubi nuk ka dashur të avancojë një parashikim brenda deklaratës, siç ka mësuar ‘AS’, koha minimale e rikuperimit do të jetë tri javë, ndaj dhe prezenca e tij në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Eintracht të Frankfurtit më 7 prill, është më shumë se e dyshimtë.

Duhet mbajtur mend, se pasi Dani Alves nuk ishte regjistruar në Europa League, prania e ish-lojtarit të Ajax, ishte e domosdoshme në kompeticionet europiane për katalanët. Përveç kësaj, performanca e tij ishte rritur në mënyrë eksponenciale në ndeshjet e fundit, kështu që ai kishte vazhdimësi si titullar në skuadrën e Xavit.

Ndonëse në La Liga, Alves është bërë një lojtar kyç, por në Europë, ku trajnerit spanjoll do t’i duhet të drejtohet tek Óscar Mingueza, ose gjeni Ronald Araújo në krah, siç ka bërë në më shumë se një rast.

Sido që të jetë, Dest nuk është ende 100% i përjashtuar për ndeshjen e pare të Europa League dhe do të duhet të presim evoluimin e dëmtimit, edhe pse nëse konfirmohen tre javët, do të ishte në gyshim për ndeshjen e parë në Gjermani. Në parim, për ndeshjen e dytë në “Camp Nou, një javë më vonë, ndoshta ai mund të jetë rikuperuar plotësisht.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves sergiño dest xavier hernández creus afër kalimit te barcelona mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves sergiño dest xavier hernández creus

Sondazh

Poll