Sport

Lufta në Ukrainë/ Avioni privat i Abramovich, në listën e zezë të SHBA-së

19 Mars 2022, 10:43 Nga DOSJA

SHBA – Në vazhdën e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, Uashingtoni mbylli hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse dhe urdhëroi që çdo avion i prodhuar në SHBA, duhet të aplikojë për një licencë për të fluturuar drejt ose nga Rusia.

Këto përfshijnë kompanitë ‘Aeroflot’, ‘AirBridgeCargo’, ‘Aviastar’, ‘Nordwind’ dhe ‘Utair’, si dhe ‘Blue Air’ të Rumanisë, – tha departamenti i tregtisë së SHBA-së. Por ka edhe më shumë, pasi avioni privat ‘Gulfstream G650’ i Abramovich është gjithashtu në këtë listë.

Megjithëse Roman Abramovich nuk është pjesë e listës së oligarkëve rusë të sanksionuar nga SHBA, ai u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për “marrëdhënien e tij të ngushtë për dekada” me presidentin rus Vladimir Putin.

Si pasojë e këtyre sanksioneve, pasuritë e Abramovich u ngrinë dhe atij iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, për çka miliarderi rus njoftoi shitjen e Chelseat.

Avioni privat ‘Gulfstream G650ER’ është avioni më i ri i biznesit i ‘Gulfstream Aerospace’ dhe është bërë avioni më i largët dhe më i shpejtë për të shkuar kudo.

‘G650ER’ fluturoi 15.518 kilometra (8.379 metra), nga Singapori në Tucson, Arizona, për 15 orë e 23 minuta, duke mposhtur rekordin e mëparshëm me 417 kilometra shtesë dhe duke shkurtuar kohën me 44 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 960 km/h.

Ai është një avion me kapacitet për tetë pasagjerë në bord. Gjithashtu ka sallon privat, me divan dhe hapësirë për një person, me garderobë dhe tavolinë ngrënie për të gjithë pasagjerët.

Ai fitoi trofeun “Robert J. Collier” në 2014. Avioni ‘G650ER’ mund të operojë pa ndalesë nga Doha në Nju Jork në 13 orë dhe nga Doha në Seul në pak më shumë se tetë orë pa ndalim. Çmimi i tij është afër 60 milionë euro dhe mbushja e rezervuarit kushton 12 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport avioni privat ‘gulfstream g650er’ largimi i roman abramovich nga chelsea për pushtimin e ukrainës për të ngrirë asetet e roman abramovich sanksionet ndaj rusise avioni privat ‘gulfstream g650er’ largimi i roman abramovich nga chelsea për pushtimin e ukrainës për të ngrirë asetet e roman abramovich sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll