Sport

Leo Messi në dyshim për ndeshjen ndaj Monacos. Sot pritet lista e Pochettinos…

19 Mars 2022, 06:08 Nga DOSJA
Leo Messi në dyshim për ndeshjen ndaj Monacos. Sot pritet lista e

FRANCE Ligue 1 tani është kompeticioni i vetëm që PSG mund të aspirojë këtë sezon. Skuadra e Mauricio Pochettinos e gjen veten me një diferencë në krye të tabelës dhe me 10 ndeshje përpara, parizienët janë pranë titullit të ligës që i shpëtoi sezonin e kaluar.

Këtë të diel, PSG udhëton drejt Monakos për të luajtur kundër principatës në orën 13:00. Në këtë ndeshje  me gjasa Leo Messi nuk do të jetë.

Sipas mediave të ndryshme franceze si ‘Prime Video’ apo ‘Le Parisien’, argjentinasi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës këtë të premte, pasi është “i sëmurë”.

Trajneri Pochettino do të marrë një vendim përfundimtar per Leon këtë të shtunë, kur duhet të shpallë listën e skuadrës, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore. Nga ana tjetër, mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos është rikthyer, në seancën stërvitore këtë të premte me pjesën tjetër të grupit.

Ndeshja e fundit që Messi luajti me fanellën e PSG-së ishte kundër Bordeaux në shtëpi, një javë më parë, kur ai mori disa fishkëllima, së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij, si Neymar Jr., për eliminimi nga Champions League prej Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leo messi mund të luajë leo messit me paris sg neymar dhe leo messi trajneri mauricio pochettino leo messi mund të luajë leo messit me paris sg neymar dhe leo messi trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll