Politike

Do kandidojë për kreun e PD-së? Bregu: S’do jem gjithë jetën në institucionet europiane…

19 Mars 2022, 06:40 Nga DOSJA
Do kandidojë për kreun e PD-së? Bregu: S’do jem gjithë

TIRANË– Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu që tashmë ka marrë një tjetër mandat si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thotë se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikën shqiptare. E pyetur nëse do të kandidojë për në postin e kreut të PD-së, Bregu u shpreh se nuk e ka në plan që të kalojë gjithë jetën në institucionet europiane, duken lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarëdo detyre që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, – u shpreh Bregu në një intervistë në A2CNN.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha majlinda bregu partia demokratike lulzim basha majlinda bregu partia demokratike

Sondazh

Poll