Politike

Vokshi: Brok u thirr nga Basha, por ai duhet të largohet nëse ka dinjitet

18 Mars 2022, 21:37 Nga DOSJA
Vokshi: Brok u thirr nga Basha, por ai duhet të largohet nëse ka

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi, është shprehur PD-ja po rithemelohet. Në një intervistë për Ora Neës, Vokshi tha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet në kohë nëse ka dinjitet. Ajo është shprehur se me lëvizjen e foltorës është rikthyer besimi dhe vota te PD-ja.

“Lajmi i mirë është se edhe opozita po rithemelohet, kemi zhvillime të brendshme brenda PD. Me lëvizjen e foltores u rikthye vota. Me votë të lirë do të zgjidhen dhe forumet drejtuese të PD. E shohim emergjente riorganizimin e strukturave të PD. Duhet thënë se në vitet e fundit kishte lënë për të dëshiruar, kishte anëtarësi fiktive, apo kishte seksione që nuk ishin efiçente. Basha është shkarkuar. Sot është marrë një vendim për statutin e korrikut për ndryshimet statusore në Kuvendin e PD, të 17-korrikut. Kjo i hap rrugë edhe statutit të ndryshuar të miratuar të 11 dhjetorit. Presim që vendimi të merret sa më shpejt aq më mirë. Lulzim Basha duhet thjesht të ikë. Të lërë selinë e blinduar dhe të sekuestruar nga Edi Rama. Ky i fundit po ashtu e ka ndihmuar për të mbajtur vulën dhe siglën. Basha nëse i ka mbetur dhe një fije e fundit dinjiteti duhet të ikë dhe të lëshojë karrigen dhe të garoj. Do mbështesim protestat. Nëse qeveria do kishte vullnet s’do kishim krizë. Rama arrogant si Putin,” tha Vokshi.

Vokshi gjithashtu tha se eurodeputeti Elmar Brok, erdhi në Tiranë me kërkesën e Bashës.

 “Kam dëgjuar mbrëmë Berishën i cili ka konfirmuar faktin se ish-europarlamentari Elmar Brok ndodhej në Tiranë këto ditë, i thirrur nga Lulzim Basha. Nuk e di se çfarë po kërkon. Basha po iu lutet deputetëve që t’ë ju japë kohë dhe besoj që edhe misioni për të cilën është thirrur, Brok ka qenë ky për të fituar kohë. Di që në përfundim të gjitha takimeve, Berisha tha se Brok, kishte ardhur me tjetër mendim në Tiranë, por zgjidhja e vetme kishte qenë që Berisha të zgjidhej në krye të PD,” tha Vokshi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll