Politike

A do rikthehet në PD? Majlinda Bregu: Do të vlerësoj momentin e duhur

18 Mars 2022, 21:43 Nga DOSJA
A do rikthehet në PD? Majlinda Bregu: Do të vlerësoj momentin e

TIRANË– Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu foli dhe për mundësinë e rikthimit të saj në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “A2”, Bregu tregon se sapo ka nisur mandatin e dytë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe duket se rikthimi në PD ende është larg. Por shton se do të vlerësojë situatën në momentin e duhur për një rikthim të mundshëm në partinë e saj.

“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Por sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarë do detyrë që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, u shpreh Majlinda Bregu.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike majlinda bregu majlinda bregu

Sondazh

Poll