Aktualitet

Shkak një foto?Disa ditë pas protestës, Policia e Beratit shoqëron një aktivist dhe 2 imamë

18 Mars 2022, 21:26 Nga DOSJA
Shkak një foto?Disa ditë pas protestës, Policia e Beratit

BERAT– Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, sot Policia ka shoqëruar 3 persona, dy imamë dhe një qytetar. Në Komisariat janë dërguar imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile, Fatjon Kora. Tre të shoqëruarit janë mbajtur për më shumë se 5 orë brenda ambienteve të Drejtorisës së Policisë në Berat, ku dhanë deklarimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në protestë. Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman, Isuf Braho dhe Edmond Shosha kanë deklaruar se shoqëri i tyre është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë. Ndërsa shtuan se si provë kishin marrë postimet që kishin bërë në Facebook lidhur me luftën në Ukrainë, por dhe mbi protestat në Shqipëri.

Iqmet Bilali: Kam bërë postim se çfarë armësh i duhen Shqipërisë në rast lufte dhe me këtë pretekst na thirrën këtu për të na intervistuar si të dyshuar pjesëtarë në organizime terroriste. Ky postimi im në 6 mars, protesta më 11 mars, shoqërimi sot. Këtë problem e ka shkatuar Tirana se Berati reagoi fuqishëm. Ishin mësuar që Berati është qytet komunist, por ne jemi qytetarë dhe jo popull dele.

Gerald Kora: Kisha bërë një postim në rrjete sociale, një postim spontan, ku po vriteshin fëmijët e palestinës nga izraelitët. Bëra një krahasim si kriminelët rusë po vrasin popullin e Ukrainës ashtu edhe Izraeli të Palestinës. Unë i vura shenjë barazimi. Ata ishin të indinjuar pse është thënë vrasës të izraelit dhe nuk u reagua se ju tha rusëve kriminela që po vrasin ukrainasit. Vura shenjë barazimi, që fëmijët e të dy vendeve janë njerëz. Nuk e di, për koincidencë, kemi qenë unë dhe Fatjoni dhe Iqmet Bilali organizuam një protestë paqësore. Kjo për të na bërë presion se në fund të protestës thamë që s’do ndalemi nga protestat deri kur qeveria të heqë taksat dhe të heqë akcizën, TVSH-në e ushqimeve. Nga frika se mos i bashkohemi protestave në Tiranë, po bëjnë këtë presion. Na bllokuan telefonat personalë, na thanë do i çojnë në hetuesi. I thamë kur do vijnë se i kemi telefona pune, nuk na intereson na thanë. U hetuam si kriminelë. Na thanë që i takon krimeve të Rënda në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berat fatjon kora gerald kora iqmet bilali berat fatjon kora gerald kora iqmet bilali

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2022, 21:19

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

TIRANË- Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verio...