Aktualitet

Dosja e Elsa Lilës/ Koka e bandës me zarfe, shkëmbimi i mallit në parkingun sekret (Pamjet)

18 Mars 2022, 22:14 Nga DOSJA
Dosja e Elsa Lilës/ Koka e bandës me zarfe, shkëmbimi i mallit

ITALI- Disa episode janë zbardhur nga dosja e prokurorisë italiane ku tregohet si bashkëpunonin shqiptarët e arrestuar në Itali, mes tyre Elsa Lila. Në këtë episod përmenden Arind Boçi, Gjino Lleshaj, Francesk Ndreka teksa marrin qese të mëdha të zeza që dyshohet se janë lëndë narkotike. Abcnews.al ka siguruar edhe pamjet kur Boçi me zarfe argjendi në dorë shkon të marrë qeset e zeza.

Kjo dojse flet për episodet e monitoruara më 16.07.2019 janë në parkingun e makinave në Via Padre Antonio Coçhi. Anëtarët e grupit kriminal në fakt kanë përdorur të ashtuquajturat telefonat e koduar dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të identifikoheshin kanalet dhe metodat e mëtejshme të furnizimit të drogës.

Elsa Lila u arrestua pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arind boçi arrestohet elsa lila elsa lila francesk ndreka gjino lleshaj arind boçi arrestohet elsa lila elsa lila francesk ndreka gjino lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2022, 21:19

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

TIRANË- Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verio...