Politike

Kryemadhi: Basha dhe e shoqja janë spiunë Rusë në Shqipëri!

18 Mars 2022, 14:38 Nga DOSJA
Kryemadhi: Basha dhe e shoqja janë spiunë Rusë në

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela janë të infiltruar rusë në politikën shqiptare.

E ftuar në “RTSH, Kryemadhi tha se Basha dhe e shoqja kanë qenë personat që i duheshin Rusisë në vendin tonë për një qëllim, fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë.

“Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë. Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin,”- tha Kryemadhi në një emision në RTSH.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aurela basha lulzim basha monika kryemadhi aurela basha lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll