Politike

VD-Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe përdorni

18 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
VD-Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër

TIRANË– Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik.


‘Sot më shumë se kurrë transporti merr rëndësi të vecantë jo vetëm se ne duam të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetaret ndaj kemi marrë këtë paketë kompensimi por nga ana tjetër edhe ata që se kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik për arsye të kursimit dhe jo vetëm për cmimin por dhe mungesën me të cilën do përballen tregjet e karburantit qe ne urojme te mos ndodhe por kemi indicie që ka mundësi të lartë për të ndodhur. Përdoruesit e automjeteve ti kthehen transportit urban, transporti urban duhet të rrisë cilësine e tij nga automjetet që përdoren nga korrektësia ekzaktësia e orareve dicka për të cilën qytetarët ankohen dhe vuajnë dhe të jetë në legjitimitet të plotë se ky sektor ka dhe një problematike për sa i përket ndërhyrjeve nga subjektet e palicensuara. Rritja e cmimit të biletës për ne nuk është e pranueshme në këto momente, ashtu si ju e dini e jeni dakort me këtë. Sipas analizave kemi marrë vendim për të kompensuar me 100 lekë cdo litër nafte që ju përdorni për transportin. Kemi nxjerrë një formulë për të cilën ju do informoheni e gjithë komopensimi do vijë përmes Tatimeve ne do arrijmë të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur.‘- tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Transporti/ Rama: Të hënën pa makina, bota përballet me shock-un e mungesës së naftës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll