Aktualitet

Masakra në lokal/ Vrau për një këngë në tallava, ekstradohet nga Belgjika Mariglen Përgjini

18 Mars 2022, 14:47 Nga DOSJA
Masakra në lokal/ Vrau për një këngë në tallava,

TIRANË- Mariglen Përgjini është ekstraduar nga Belgjika, pasi duhet të vuajë 18 vite burg për vrasjen e Martin Shjefnit. Përgjini, u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Mbrëmjen e janarit, rreth orës 23:30, kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit e tjerë ishin larguar, në lokal mbetën vetëm Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini. Ndërsa në një tavolinë tjetër ishin ulur, Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar. 

Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe pikërisht në atë moment Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, duke e lënë mbi tavolinë. Më pas, ka vendosur për një këngë të kërkuar nga viktima që ta qëllojë duke e lënë të vdekur në vend. Por këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, i cili sipas Përgjinit ka pasur një armë zjari pistoletë me vete. Megjithatë si Ëngjëll Nika, ashtu dhe të gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklarojnë se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini, i cili u vërtetua fajtor nga hetimet e kryera nga ekspertët.

36-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi i kishin mbetur pa kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg nga 18 vite që Gjykata e Apelit të Shkodrës vendosi ndaj tij. I riu, përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore, megjithatë nuk ia doli që të fshihej për shumë gjatë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

FAST Albania

Finalizohet një tjetër bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet FAST Albania dhe FAST Belgjika, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, vë në pranga 36-vjeçarin nga Lezha, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Belgjika dhe Interpolit të të dy vendeve, për vendndodhjen e shtetasit shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Avenue”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Bruksel, Belgjikë, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, u bë e mundur kapja, nga FAST Belgjika, e shtetasit Mariglen Përgjini, 36 vjeç, lindur në Manati, Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore. Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Kapja e këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit 1-mujor ndërmjet njësive FAST Albania dhe FAST Belgjika, të cilat gjatë kësaj kohe kanë shkëmbyer informacione, në mënyrë të vazhdueshme, deri në kapjen dhe arrestimin e personit të kërkuar. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen përgjini martin shjefni vrasja e martin shjefnit mariglen përgjini martin shjefni vrasja e martin shjefnit

Sondazh

Poll