Politike

VD-Kriza energjitike, Rama: Kur e lajmërova protestuan, ja ku jemi sot, unë nuk hedh fall

18 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
VD-Kriza energjitike, Rama: Kur e lajmërova protestuan, ja ku jemi sot,

TIRANË-Kryeministri Edi Rama rikujtoi ditën e sotme momentin kur lajmëroi krizën energjitike dhe reagimin e asaj kohe të qytetatëve. Gjatë takimit me përfaqësues të transportit publik, Rama u shpreh se në atë periudhë njerëzit dolën në shesh dhe protestuan madje u shprehën se do të rritet edhe energjia elektrike. Më tej ai shtoi se paralajmërimi që bëri muaj më parë nuk ishte i parë gjëkundi por kishte dëgjuar kolegë të vendeve të tjera të Europës për përballjen me krizën.


‘Kur unë lajmërova krizën energjitike, këta thirrën njerëz në protestë sikur unë thashë se do rritej energjia, unë thash do e mbroj familjen dhe biznesin e vogël, me vrap, s’ka krizë këtu dhe do të rrisë energjinë. Ja ku jemi sot, unë nuk hedh fall, duke dëgjuar dhe kolegë të vendeve të tjera në Europë, s’ka nevojë të shohim filxhan. Dhe një luftë që godet atje ta shfrytëzosh për të nxjerrë kunjën. Ashtu është, duke futur njerëzit në një rrugë… duke turpëruar vendin.’– tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Transporti/ Rama: Të hënën pa makina, bota përballet me shock-un e mungesës së naftës

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll