Aktualitet

Përdhunoi prej tre vitesh vajzën e tij, arrestohet pas denoncimit në media babai monster

9 Korrik 2019, 19:35 Nga DOSJA
Përdhunoi prej tre vitesh vajzën e tij, arrestohet pas denoncimit

KURBIN– U desh denoncimi në media që babai të arrestohej. Sot një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi vazja e mitur ka bërë publik rastin dhe ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë pasi lajmi është publikuar në meidat Policia e Kubrinit është vënë në veprim dhe ka arrestuar shtetasin me iniciale Sh.I.

48- vjeçari me iniciale Sh.I., banues në Kurbin kryente marrëdhënie seksuale me një person me të njëjtën gjini.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por si qëndron ky rast?

Një baba prej tre vitesh abuzonte me vajzën e tij sistematikisht. Vazja ka bërë publik rastin në emisionin Fiks Fare dhe ka kërkuar ndihmë. Në rrëfimin e saj vajza shprehej se prej disa vitesh ajo abuzohej pa dëshirë nga babai dhe as mamaja nuk e besonte. Ajo shtoi se kishte bërë denoncim në Polici, por pas presioneve e kishte tërhequr këtë denoncim. Vazja e mitur ka rrëfyer se babai i premtonte shpesh “që do ishte hera e fundit”, por pëdhunimi ka vijuar. Më pas ajo vendosi që të regjistronte dhe biseda që zhvillonte me babain, kur ai e përdhunonte për t’i pasur si provë.

(K.M. A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai perdhunon vajzen kurbin manjaku ne kurbin perdhunimi ne kurbin babai perdhunon vajzen kurbin manjaku ne kurbin perdhunimi ne kurbin

Sondazh

Poll