Aktualitet

Përdori 13 emra për t’u fshehur, Policia e “pashpresë”, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e killerit shqiptar

9 Korrik 2019, 18:30 Nga DOSJA
Përdori 13 emra për t’u fshehur, Policia e

BRITANI E MADHE- Policia në Bexley të Britanisë u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve, për gjetjen e shqiptarit Hektor Mahmutaj, i cili u arrestua në janar të vitit të shkuar.

43-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje u arratis nga policia para se të ekstradohej në vendin tonë duke u endur i lirë që prej 27 Marsit.

Oficerët e njësisë së ekstradimit po kërkojnë intensivisht për të zbuluar vendndodhjen e tij. Por duke qenë se ky mision deri më tani nuk ka qenë i suksesshëm, autoritetet kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve. Ata u bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion rreth 43-vjeçarit, të kontaktojë policinë.

Hektor Mahmutaj është dënuar në mungesë me 25 vite burg dhe qëndroi i fshehur në fshatin e tij për pak kohë dhe më pas udhëtoi drejt Anglisë në mënyrë ilegale.

Ai ka jetuar gjatë gjithë kohës atje, duke përdorur 13 emra të ndryshëm. Mahmutaj jetonte në Huyton, Liverpul, dhe ka shmangur çdo përpjekje për ekstradim për disa vite duke përdorur pseudonime që mashtruan autoritetet.

Për Hektor Mahmutajn drejtësia shqiptare prej 2 dekadash ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar. Ai është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit Gentian Jahaj, ngjarje e ndodhur në Fier, në Korrik të 1997-s.

Marrë nga Newsshoper

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hektor mahmutaj shqiptari ne angli hektor mahmutaj shqiptari ne angli

Sondazh

Poll