Aktualitet

Gazetarja zbulon kujt i përket arsenali i armëve në Elbasan: Lidhje të ngushta me një prokuror

9 Korrik 2019, 15:53 Nga DOSJA
Gazetarja zbulon kujt i përket arsenali i armëve në Elbasan:

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve në Elbasan.

Sipas Lalës personi që zotëron magzinën me armët e sekuestruara është dikush që ka marrëdhënie shumë të ngushta me një Prokuror i cili punon në Prokurorinë e Elbasanit.

Magazina  ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion,”- mësohet të ketë thënë Lala.

RENEA ka zbarkuar në Elbasan më datë 1 korrik, ku ka zbuluar një magazinë me arsenal armësh të cilat janë sekuestruar. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ketë lidhje me vrasjen e 22-vjeçares Klevi Bahos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevi baho klodiana lala sekuestrimi i armeve ne elbasan klevi baho klodiana lala sekuestrimi i armeve ne elbasan

Sondazh

Poll