Aktualitet

Sarandë/ Sherr me thika në klubin luksoz, plagoset 40-vjeçari, aksidentohet edhe rrugës për në spital

9 Korrik 2019, 18:34 Nga DOSJA
Sarandë/ Sherr me thika në klubin luksoz, plagoset 40-vjeçari,

SARANDË– Një sherr me thika ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar si Berti Tahiraj ka marrë tre plagë në gjoks dhe në krah.

Sherri ka nisur si pasojë e një konflikt verbal mes disa personave në klubin luksoz “Mango” për të degraduar më pas në përdorimin e thikës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës nga të afërmit e tij me një makinë private. Teksa transportohej në spital, makina është përfshirë edhe në një aksident rrugor.

Aktualisht i riu ndodhet në spital nën mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë pushues në Sarandë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë plagosje.

(k/m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berti tahiraj plagosje ne sarande berti tahiraj plagosje ne sarande

Sondazh

Poll