Aktualitet

Hynë me armë në brez në lokal, 45-vjeçari spiunohet dhe arrestohet nga Policia

9 Korrik 2019, 15:38 Nga DOSJA
Hynë me armë në brez në lokal, 45-vjeçari spiunohet

TIRANË- Një 45-vjeçar në Bathore ka rënë në pranga nga Policia, pasi është spiunuar nga punonjës të një lokali së ai lëvizte me armë në brez.

Policia pasi bëri arrestimin e 45-vjeçarit i identifikuar si M.N. shkoi për kontrollë në banesnën e tij dhe i gjeti 17 fishekë të cilat u sekuestruan.

NJOFTIMI I PLOTË

Dhjetra denoncime çdo ditë nga qyetarët për paligjshmëri në fusha të ndryshme. Denoncimi në Komisariatin Dixhital, çon në pranga një shtetas që mbante armë zjarri me vete. Në Komisariatin Dixhital ka ardhur një denoncim se në rrugën e “Arbërit”, lagjja nr. 1 Bathore, në ambjentet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez.

Falë reagimit të menjëhershëm të  Shërbimeve të Policisë të Komisariatit nr.5, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasit M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit,  policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45-vjeçari denoncimi i qytetareve policia e tiranes arrestohet 45-vjeçari denoncimi i qytetareve policia e tiranes

Sondazh

Poll