Aktualitet

Kishin marrë makinën nga servisi, aksidentohet në Korçë pronari dhe mekaniku

9 Korrik 2019, 15:27 Nga DOSJA
Kishin marrë makinën nga servisi, aksidentohet në

KORÇË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec ku të plagosur kanë mbetur dy persona.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të plagosurit janë Arjan Latifi 41-vjeç dhe Silvjano Gjoza nga Bilishti 31-vjeç, i cili është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se të plagosurit sapo kishin dalë nga servisi, dhe se makinës po i jepte pronari i saj ndërsa në vendin e pasagjerit ishte mekaniku.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi duke u përplasur me një bordurë buzë rrugës. 

Në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident korce-pogradec arjan latifi silvjano gjoza aksident korce-pogradec arjan latifi silvjano gjoza

Sondazh

Poll