Sport

Mehmeti: “Partizani do të respektojë veten dhe garën. Objektivi minimal, Kupat e Europës”

18 Mars 2022, 13:05 Nga DOSJA
Mehmeti: “Partizani do të respektojë veten dhe garën.

TIRANE Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Kastriotin në Kamzë, në orën 13:45, në kuadër të javës së 26-të të Abissnet Superiores, si zakonisht ka dalë para mediave.

Pasojat e mungesave? “Për sa i përket mënyrës se si e interpretuam ndeshjen me Egnatian, ka pasur shumë situata që i kemi analizuar. Megjithatë ky është futbolli. Kur i interpreton në mënyrën jo të duhur, duhet të nxjerrësh mësime. Është e vërtetë që kemi mungesa të rëndësishme. Në filozofinë time të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Kur kemi mungesa i japim mundësi dhe të tjerëve”.

Kastrioti? “Është skuadër e pozicionuar mirë në fushë. Kanë agresivitet të lartë. E interpretojnë mirë futbollin dhe i marrin maksimumin elementëve që kanë. Kanë bërë shumë mirë. Po t’i referohemi ndeshjes që kemi dal barazim, kemi pasur mundësitë tona. E rëndësishme është që të kemi vazhdimësi dhe të mos përsërisim gabimet që bëmë me Egnatian”.

Sulmi i Partizanit? “Punoj vazhdimisht me ofensivën. Edhe me Egnatian kemi shkuar përpara portës, edhe me 10 lojtarë dhe me 9 lojtarë. Vetëm në rastet që kemi pasur duhet të ishim më të qetë. Ky është element që duhet ta zgjidhin vetë. Trajneri bën taktikat që t’i çojë deri atje, pastaj lojtarët e zgjidhin vetë”.

Objektivi?Skuadrën e kam marrë në moment të papërshtatshëm. Skuadra ka pasur si objektiv të dilte kampion në fillim të sezonit. Objektivi minimal janë Kupat e Europës”.

Nga Kupa apo kampionati? “Jemi në garë te të dyja. Kemi dhe 11 javë në kampionat, kemi gjysmëfinalen me Vllazninë. Partizani do të respektojë veten dhe garën. Që nesër ne duhet të mendojmë ndeshjen e radhës dhe ky është objektivi i radhës”.

Mungesa e Skukës? “Skuka ka bërë mirë. Është duke u rritur për sa i përket vlerave të tij individuale. Ai ka pasur dhe mbështetjen e grupit. Mungesa e tij është e rëndësishme, por të jeni të bindur që Partizani ka elementë shumë të mirë, që do të kërkojmë të ndryshojmë dhe manovrën sulmuese”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport banderolat në derbin tirana partizani drejtori i përgjithshëm i partizanit dritan mehmeti gjobitet partizani trajneri i ri i partizanit banderolat në derbin tirana partizani drejtori i përgjithshëm i partizanit dritan mehmeti gjobitet partizani trajneri i ri i partizanit

Sondazh

Poll