Aktualitet

Në gjendje të rëndë! Dërgohet në spital Emiljano Shullazi, pritet të operohet

18 Mars 2022, 07:29 Nga DOSJA
Në gjendje të rëndë! Dërgohet në spital Emiljano

TIRANË– Emiljano Shullazi, ish-kreu i bandës Rrugës së Kavajës do të lërë sot ambientet e ’41 bis’ të burgut të sigurisë së lartë për tu dërguar në spital. MCN TV shkruan se Shullazi është dërguar në shoqërinë e forcave speciale e snajperistë drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror Nënë Tereza ku do t’i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjikale. Me gjithë insistimin e avokatit që ndëryrja kururgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm variantin e një operimit të Shullazit, në spitalin publik shtetëror. 

Kjo nuk është hera e parë që Shullazi dërgohet në spital. Pak ditë më parë ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa dhe rezulton se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që mund t’i rrezikojë edhe jetën. 

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Grupi e ka apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e regjimit “41 biss”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi ne spital emiljano shullazi emiljano shullazi ne spital

Sondazh

Poll