Aktualitet

Mungoi në seancën e sotme, KLP shpjegon arsyet: Behar Dibra do intervistohet të premten

9 Korrik 2019, 14:31 Nga DOSJA
Mungoi në seancën e sotme, KLP shpjegon arsyet: Behar Dibra do

TIRANË- Prokurori Behar Dibra mungoi në seancën e sotme ku do të intervistohej nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një reagim për mediat, KLP ka bërë me dije se është njohur me arsyet e mungesës së Dibrës në seancën e sotme dhe e ka zhvendosur intervisitimin për ditën e premte në orën 12:00.

Kujtojmë se intervistimet kanë nisur dje dhe do të zgjasin deri të premten, ku do të kalojnë 23 kandidatët për SPAK. Përgjatë dy ditëve, janë intervistuar prokurorët, Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben kraja, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

Seancat e intervistimit zgjasin gati një orë, prokurorët shpalosin jo vetëm vizionin e tyre për njësinë antikorrupsion, por nuk u shpëtojnë as pyetjeve për çështje konkrete. Seancat e intervistimit janë monituar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu nuk kanë nguruar të pyesin kandidatët, sidomos ata që kanë hetuar dosje të bujshme, të cilët janë bere edhe objekt debati publik.

Për strukturën e posacme garojnë 23 prokurorë, 10 prej të cilëve e kanë kaluar shkallën e parë të vettingun, një është shkarkuar nga detyra, ndërsa 12 të tjerë, presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 23 kandidat behar dibra kandidatet per spak klp 23 kandidat behar dibra kandidatet per spak klp

Sondazh

Poll