Politike

Bylykbashi: Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD

17 Mars 2022, 21:25 Nga DOSJA
Bylykbashi: Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se problemi i parë në PD është Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Bylykbashi tha se Basha duhet të hiqet nga PD-ja, pasi sipas tij me vendimarrjet e tij ka krijuar hemorragji në Parti.

“Duhet hequr Basha, ky është problemi i parë, që zgjidhet. Por se kush zgjidhet në krye, kjo bëhet me votë. Nuk jam me Bashën kur thotë se ju premtoj të ardhmen, dhe vjen e ardhmja e na e shtyn dhe 4 viteve. Foltorja e Berishës u mbyll më 11 dhjetor. Ajo që u kuptua është se demokratët që votojnë për PD-në kërkojnë diçka fituese për të ardhmen. Nuk mund të bëjmë transfuzion total të kësaj ngjarje. Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD. Me rëndësi është vota dhe më pas do marrim përgjegjësi për të gjitha vendimet që bëjmë”, tha Bylykbashi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha oerd bylykbashi lulzim basha oerd bylykbashi

Sondazh

Poll