Politike

Berisha: Elmar Brok iku me mendimin se unë jam zgjidhja e vetme për PD-në

17 Mars 2022, 18:07 Nga DOSJA
Berisha: Elmar Brok iku me mendimin se unë jam zgjidhja e vetme për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brok. I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Berisha tha se pas takimit me të, Brok, ndryshoi komplet mendimin e tij. Ai tha se Brok iku me mendimin se ai ishte zgjidhja e vetme për PD-në.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme.

Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, ‘Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt’. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithccka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, u shpreh Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elmar brok sali berisha elmar brok sali berisha

Sondazh

Poll