Politike

Panariti: Moment kritik, të ulet TVSH-ja për produktet dhe të shpërndahen kupona ushqimorë

17 Mars 2022, 19:01 Nga DOSJA
Panariti: Moment kritik, të ulet TVSH-ja për produktet dhe të

TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i bën thirrje Qeverisë të marrë masa urgjente për përballimin e rritjes së çmimeve për familjet shqiptare.

Në një lidhje me Skype për edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv, Panariti tha se Shqipëria ka TVSH-në më të lartë në rajon dhe Europë me 20%, ndërkohë që vendet fqinje e kanë ulur në 6-7%, prej krizës së çmimeve.

Gjithashtu, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Panariti propozoi shpërndarjen nga qeveria të kuponave ushqimorë për familjet e varfëra dhe pensionistët.

Qeveria ka dy instrumente në dorë, në radhë të parë lehtësirat fiskale. Ju e dini që produktet e shportës ngarkohen me TVSH, jo vetëm më e larta në rajon dhe Europë, por ndër më të lartat në botë. Lehtësimi nga kjo barrë fiskale. Ta çojmë TVSH për produktet bazë në nivele të rajonit që janë 6-7%. Shumë vende kanë marrë vendimin për ta pezulluar përkohësisht ngarkimin me TVSH për produktet e shportës.

Por gjithsesi ta sillnin në nivelin e vendeve të rajonit, duke bërë këtë, automatikisht ke ndikuar në çmimin fundor.

Më kryesore është që duhet të kthejmë vëmendjen nga bujqësia për të rritur prodhimin e drithërave. Të inkurajohen fermerët dhe të subvencionohen me një masë më të madhe financiare. Të paktën 60% të nevojave për drithëra t’i plotësojmë me prodhim vendas, pasi ne nuk plotësojmë më shumë se 30%.

Do të sugjeroja për shtresat në nevoja paketa të dedikuara asistence financiare. Ju e dini që SHBA që nga viti 1930, nga kriza e madhe e tregjeve financare të asaj kohe, shkaktoi një varfëri të jashtëzakonshme, qeveria e SHBA shpërndau tollona ushqimore, veçanërisht për shtresat me të ardhura të pakta, për familjet në nevojë. Unë kam propozuar që për këtë situatë të vështirë që ne po kalojmë, pensionistëve t’u shpërndahet krahas pensionit edhe një kupon ushqimor me një vlkerë të caktuar, nga 50 mijë-100 mijë të vjetra, kjo natyrisht do të gjykohet nga niveli i përkrahjes financiare që ka buxheti i shtetit, për ta bërë diçka të tillë. Është momenti për ta bërë, është shumë kritik”.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmond panariti edmond panariti

Sondazh

Poll