Politike

Pollo takon Sarrazin: PD do realizojë integrimin e vendit, mirëpresim çeljen e negociatave

17 Mars 2022, 18:28 Nga DOSJA
Pollo takon Sarrazin: PD do realizojë integrimin e vendit,

TIREANË- Ish-Ministri Genc Pollo është takuar ditën e sotme me të dërguarin e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin. Me anë të një postimi në Facebook, Pollo shkruan se kjo nuk është hera e parë që ai takohet me Sarrazin, duke shtuar se është pozitive që Sarrazin ka kontakuar edhe opozitën. Ai ka shtuar se PD-ja do të realizojë integrimin e vendit duke shtuar se mirëpret çeljen e negociatave.

Me z. Manuel Sarrazin takohem sërish në Tiranë. Dikur si raporter për Shqipërinë grupit i Partisë së Gjelbër në Bundestag, sot i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor. Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën. Përveçse dënimit të agresionin të Putinit kundër Ukrainës dhe rolit të Shqipërisë ku gjërat janë të qarta u ndala tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Fuqitë e treta jo miqësore me BE nuk kanë përkrahje në popullsinë shqiptare. Partia Demokratike siç ka realizuar në të shkuarën ashtu do të konsolidojë edhe në të ardhmen ankorimin e vendit në Europë e në Perëndim.

Partia Demokratike do të mirëpriste çeljen e negociatave për anëtarësim këtë gjashtëmujor nën presidencën franceze të BE-së. Por vlera konkrete e këtyre negociatave për shtetin tonë e ndonjë tjetër në rajon ku dominon korruptokratia është në radhë të parë rekuperimi i elementeve bazë të shtetit ligjor e të demokracisë; ose siç njihen Kriteret e Kopenhagenit të cilat janë kusht sine qua non për BE. Neglizhimi i tyre nuk është ndihmë për popullin shqiptar. Gjermania me rolin e saj pozitiv në rajonin tonë dhe në BE mund të ndikojë veçanërisht në këtë drejtim.

LAJMI KRYESOR: Sarrazin viziton Tiranën! Xhaçka: Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emanuel sarrazin ne tirane genc pollo manuel sarrazin manuel sarrazin ne tirane emanuel sarrazin ne tirane genc pollo manuel sarrazin manuel sarrazin ne tirane

Sondazh

Poll