Politike

Balluku: Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë tregun, por jemi në emergjencë

17 Mars 2022, 20:28 Nga DOSJA
Balluku: Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë tregun, por

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se gjendemi në një situatë emergjence dhe për këtë arsye shtetit i duhet të kontrollojë çmimet në treg. E ftuar në në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku tha se shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë një ekonomi tregu, por situata ku jemi e detyron shtetin për të hyrë në treg.

“Shteti nuk ka të drejtë të kontrollojë në një ekonomi tregu, por ne gjendemi në një gjendje emergjence. Kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme për momentin akoma, por sidomos sektori i naftës dhe gazit… Dhe nëse bazohet në aktet nënligjore që ne kemi, situata ku jemi e detyron shtetin në të mirë të konsumatorit për të hyrë në treg”, tha Balluku.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll