Politike

Të ardhurat në kohë krize, qeveria rrit shpenzimet buxhetore me 10 miliard lekë

17 Mars 2022, 18:25 Nga DOSJA
Të ardhurat në kohë krize, qeveria rrit shpenzimet buxhetore me

Open Data Albania po hulumton mbi Koston e Përballimit të Krizës të ndërmarra nga Qeveria me Akt Normativ për Ndryshimin Buxhetit. Në datën 12 Mars Qeveria me Akt Normat Normativ ka rritur Shpenzimet Buxhetore me 10 miliard lekë ose me 1.8% më shumë seç ishin në planifikimin buxhetor të vitit 2022 Ligji nr. 115 / 2021.

Në tatal në datën 12 mars Qeveria ka rritur Shpenzimet dhe të Ardhurat me dhjetë miliard Lekë. Akti Normativ për ndryshime të Buxhetit të Shtetit nuk parashikon thellim të deficitit buxhetor. Rritja e shpenzimeve parashikohet të mbulohet me rritje të të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat.

Kështu që të garantoj masat antikrizë qeveria ka planifikua të arkëtojë Tatim mbi Vlerën e Shtuar me 7 miliard lek më shumë ose 4.2 % më shumë se dhe ka parashikuar më herët. Ky është një target i lehtë sa kohë që çmimet e eksporteve dhe blerjet në treg të huaj kanë rritje çmimi pasi sa herë rritet çmimi i eksportit rritet edhe fitimi i Qeverisë. Ndërkohë që vende të tjera si Maqedonia Fqinje kanë filluar të aplikojnë TVSH të reduktuar për paketën ushqimore. Tatim Fitimi është gjithashtu parashikuar të rritet me 2 miliard më shumë. Akciza është gjithashtu një taksë që rëndon mbi konsumin dhe Shteti ka planifikuar që në kohë krize të vjelë 2 miliard më shumë lekë se planifikimi fillestar.

Po njësoj Shteti planifikon të arkëtojë më shumë nga të Ardhurat Personale që janë tatimi mbi të ardhurën nga puna, nga qiramarrjet, nga fitimi në shitblerje, dhurim, etj. Planifikimi për rritje nga ana e Qeverisë paraprin inspektimeve të mundshme në formalizmin e kësaj të ardhure. Vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi Eksportet e Mallrave mes tyre edhe mallra me çmime të rritura nga Kriza Shteti ka arkëtuar në dy muaj 4.7 miliard Lekë.

Marrë nga Ndiqparatë.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike buxheti i shtetit open data albania buxheti i shtetit open data albania

Sondazh

Poll