Politike

Rritja e produkteve të shportës, Ibrahimaj: Ka pasur abuzim por nuk ka qenë masiv

17 Mars 2022, 21:12 Nga DOSJA
Rritja e produkteve të shportës, Ibrahimaj: Ka pasur abuzim por nuk ka

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj, u shpreh se në Shqipëri nuk ka pasur abuzim masiv për rritjen e produketeve të shportës. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ibrahimaj tha se abuzimi në çmimet do të shihet tani që është ngritur një bord i posaçëm për të monitoruar çmimet, duke theksuar se abuzime me çmimet ka pasur në vend.

“Mendojmë që ka pasur abuzim në pika të caktuara me produkte të markave të caktuara. Nuk ka pasur abuzim masiv. Çfarë ka ndodhur me tregtimin e këtyre produkteve të shportës që ne monitorojmë që janë shumë më ndryshe nga hidrokarburet se te hidrokarburet kemi një importues kemi një sh.a dhe një sh.p.k, pra nuk ka shumë hallka të ndërmjetme. Ndërkohë tek mielli dhe vaji ka të paktën 4 hallka. Nuk po marrim importuesin dhe supermarketin, por po marrim marketin e lagjes. Aty ke katër hallka të ndryshme. Abuzimi mund të ndodhë në secilën prej këtyre hallkave, mund të ketë ndodhur edhe më parë. Ka pasur produkte që janë rritur më shumë, ka pasur produkte që janë rritur më pak. Abuzimin do e shohim tani që kemi ngritur bordin dhe do të vendosim çmimet. Do të shohim hallkat me kujdes dhe do shohim kush ka qenë realisht abuzim. Nuk është abuzim penal, sot nuk është situatë ku bizneset mund të përfitojnë me mungesën në treg, me kërkesën, me çmimet e rritura, kjo është arsyeja pse po ngremë bordin”, tha Ibrahimaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll