Politike

Berisha: Kur dhashë dorëheqjen shumë më kërkuan të kthehem

17 Mars 2022, 17:55 Nga DOSJA
Berisha: Kur dhashë dorëheqjen shumë më kërkuan të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në momentin që dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në 2013-ën, shumë i kërkuan që të mos e bëntë këtë gjë. I ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në Syri Tv, Berisha tha se miq të shumtë insisituan me argumenta që ai të mos e jepte dorëheqjen.

“Kur dhashë dorëheqjen dhe disa vite mbrapa, kam njoftuar se dorëheqja ime ishte pa kthim. Dhe ai ishte një vendim i prerë. Kam patur shumë insistime nga miq, të cilët e shtronin në mënyrë shumë të argumentuar dhe nuk është se më lëndonin me atë mënyrën e shtrimit të tyre.

Kjo sepse në bilancin e asaj që argumenteve që unë kisha për të kundërshtuar dhe argumentet që ata paraqisnin për t’u rikthyer, argumentet më të forta i kishin ata, të miat ishin më vetjake. Por unë mbetesha i palëkundur në vendimin tim”, u shpreh Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll