Politike

Kultura nuk humb! Ben Blushi ndan PAMJET: Afganët sjellin ‘cricket’ në Shqipëri

17 Mars 2022, 17:16 Nga DOSJA
Kultura nuk humb! Ben Blushi ndan PAMJET: Afganët sjellin

TIRANë- Ben Blushi ka publikuar foto domethënëse nga Shëngjini. Gjatë një vizite, ai ka pikasur afganë, të strehuar në vendin tonë, teksa luanin kriket (cricket). Pamjet ai i ka ndarë në rrjetet sociale, si një dëshmi e kulturës së refugjatëve të luftës, që të paktë traditat nuk i kanë lënë pas në vendin e tyre që aktualisht ndodhet nën pushtetin e talebanëve. Ky sport, përveç Anglisë, është i përhapur në Indi, Pakistan, Afganistan, madje konsiderohet si sport kombëtar.

Postimi i Plotë:

AFGANËT SJELLIN CRICKET NË SHQIPËRI. Këta djem afganë po luanin cricket dje në Shëngjin. Deri më sot, ndoshta kjo lojë, ishte e vetmja që nuk ishte aplikuar kurrë në vendin tonë. Cricket, në fakt, nuk është sport i përhapur në Evropë me përjashtim të Anglisë, ku dhe është krijuar në shekullin e 16. Që atëherë kjo lojë, që luhet me dy skuadra, secila nga 11 vetë, me një top dhe me shkopa, ka udhëtuar kryesisht në vendet e Commonëealth-it, pra të Kurorës Britanike. Në Indi, Pakistan, Afganistan,Australi, etj cricket është një sport kombëtar.

Pas 5 shekujsh udhëtim nëpër botë, cricket mbërriti dhe në Shqipëri i veshur me fustan tradicional afgan. Këta djem i kanë ikur rregjimit të talebanëve dhe që nga gushti i vjetshëm dhe strehohen përkohësisht në Shëngjin bashkë me disa qindra burra e gra dhe fëmijë të tjerë. Dje, kur i fotografova, dukeshin aq te natyrshëm si lojtarë,aq të integruar si njerëz të lirë, aq të përshtatur si refugjatë dhe poaq të qeshur si myslimanë që po luanin cricket në oborrin e Kishës së Shëngjinit. A nuk është fantastike, myslimanë afganë luajnë cricket në oborrin e një kishe në Shqipëri! Në kontekstin e luftës ku jetojmë, paqja dhe harmonia e kësaj fotoje duket si e bërë në një kohë tjetër që na mungon. Kurdo që të ndodhë,ikja e këtyre afganëve nga Shqipëria,do jetë një datë si gjithë të tjerat, por ardhja e tyre bashkë me lojën e dytë më popullore në botë,ndoshta do mbahet mend.

 

 

A post shared by Ben Blushi (@ben.blushi)

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ben blushi ben blushi

Sondazh

Poll