Sport

Portugalia gati për ‘play-off’-in, Santos: “Më pak individualizëm, duhet të jemi një ekip”

17 Mars 2022, 14:23 Nga DOSJA
Portugalia gati për ‘play-off’-in, Santos: “Më pak

PORTUGALI – Trajneri luzitan Fernando Santos, pasi prezantoi listën e skuadrës për ‘play-off’-in e Botërorit, foli në një konferencë për shtyp:

“Është koha për të fituar. Të jemi prezent në Botëror është qëllimi ynë, gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Do të duhet një përqendrim total për ndeshjet. Ne duam të jemi në Katar dhe do të përcjellim ide të qarta, në mënyrë që lojtarët të shprehen sa më mirë. Këtë do të bëjmë nga e hëna. Duhet të fitojmë.”

Momenti i vështirë? “Nuk është më e vështira. Ne kemi një qëllim, duhet ta arrijmë atë, për ne dhe për të gjithë njerëzit. ‘Estádio do Dragão’ ndaloi shitjen e biletave një muaj më parë, është një demonstrim i forcës dhe pasionit. Ne duhet të mendojmë më pak individualisht dhe të fokusohemi te ekipi, të fitojmë dhe të shkojmë në gjysmëfinale. Nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për lojtarët, që nuk janë këtu. Kemi humbur vetëm një nga ndeshjet e fundit, i shikoj gjërat pozitivisht dhe mbështem te talenti për të fituar. Talenti fiton ndeshjet, një ekip fiton kampionatet. Lojtarët e dinë shumë mirë këtë.”

Zgjedhjet e skuadrës? “Zgjedhja është bërë duke iu referuar të gjitha ndeshjeve në muajt e fundit. Ne kemi kriteret tona, këtu janë vetëm lojtarët që janë në kushtet më të mira.”

Favoritë kundër Turqisë? “Ne do të duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Turqia ka lojtarë cilësorë, të cilët luajnë në ligat kryesore. Ata janë shumë agresivë dhe priren të prishin lojën. Duke luajtur në shtëpi, Portugalia është padyshim favorite. Ne duhet të kemi respekt, por jo frikë. Nuk mund të mendojmë se jemi më të mirët në botë, por nuk mund ta stresojmë as veten. Duhet të qetësohemi dhe t’ia arrijmë qëllimit.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘play-off’-in e botërorit fernando santos gjermania dhe portugalia portugalia kampione turqia lehteson masat ‘play-off’-in e botërorit fernando santos gjermania dhe portugalia portugalia kampione turqia lehteson masat

Sondazh

Poll