Politike

‘Të iki Basha dhe Berisha’/ Klevis Balliu: Kjo është të shesësh opozitarizmin

17 Mars 2022, 17:11 Nga DOSJA
‘Të iki Basha dhe Berisha’/ Klevis Balliu: Kjo është

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar situatën brenda kampit blu, duke u shprehur se teza e largimi të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk është në shërbim të opozitarizimit. Me anë të një postmi në Facebook, Balliu shkruan se në fakt i gjithë debati duhet që të përqëndrohet tek ‘shkatërrimi’ i linjës politike të kryeministrit Edi Rama për të rikthyer sipas tij garën e pastër.

Postimi i Plotë:

Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin. Bashizmi në thelb është shitje e opozitarizmit për interesa financiare, kjo tanimë është e qartë. Bashizmi gjithashtu përkthehet në mbajtjen e pozicioneve pa patur mbështetje, pa patur votë. Në këtë kontekst të largosh atë që ska mbështetje është normale por ti kërkosh atyre që kanë mbështetje dhe kanë votën e antarësisë të largohen nga gara është të mbash gjallë një tjetër që ska votë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër pak rëndësi ka. Luli është pjesë e një linje të caktuar politike që ka kapur vendin, tani që është bërë i papranueshëm, e njëjta linjë politike që mban Ramën në pushtet dhe ndërtoi bashizmin, kërkon që të ikë Luli si fytyra e bashizmit që të mbrohet bashizmi si sistem politik. Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit.

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike klevis balliu lulzim basha sali berisha klevis balliu lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll