Aktualitet

KPA rrëzon Komisionin dhe rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta

17 Mars 2022, 16:17 Nga DOSJA
KPA rrëzon Komisionin dhe rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin Hysen Keta. Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra më 25 korrik 2019 pas një morie problemesh me pasurinë të konstatuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithatë KPA ka anuluar vendimin edhe pse KPK pretendonte se Keta nuk justifikonte kostot e ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë. Komisioni arriti gjithashtu në përfundimin se subjekti nuk kishte pasur aftësi financiare për të mbuluar investimet, nuk arriti të dokumentonte të ardhurat nga avokatia në fillim të viteve ’90. Por mesa duket gjetjet nuk janë të mjaftueshme për KPA.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hysen keta kpk shkarkon nga detyra hysen keta hysen keta kpk shkarkon nga detyra hysen keta

Sondazh

Poll