Aktualitet

VD-Berisha-Spiropalit: Zonja ‘5 mln’, mbron Skënderbuçin. Ministrja: S’i kam duart me gjak!

17 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
VD-Berisha-Spiropalit: Zonja ‘5 mln’, mbron

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur ashpër në Kuvend me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. E gjitha nisi pasi Berisha tha me ironi se Edona Bilali po bën garë këtë të fundit, teksa thotë se “Rama është Zeus”. Ndërsa në fjalën e tij, Berisha u shpreh se qeveria sot mburret me suksesin e menaxhimit të pandemisë ndërkohë që sipas tij gjatë kësaj periudhe humbën jetën mijëra qytetarë në shtëpia për shkak se nuk shtroheshin në spitale. Ndërkohë që kërkoi një minutë heshtje për të gjithë viktimat e COVID-it. Ndërsa, ministrja Spiropali, iu përgjigj akuzave të Berishës, se kryeministri Edi Rama e kishte shpërblyer me 5 mln euro. Ajo hodhi poshtë akuzat duke thënë se në xhepat e saj nuk ka asnjë cent të parave të shqiptarëve.


DEBATI NË SALLË

Spiropali: Sali gjuha shkon ku dhëmb-dhëmbi. Dhëmbët e tu shkojnë ku drejton frika. Ka mbaruar koha e drejtësisë tëndë, ka mbaruar koha e sulltanatit tënd. Përmende, largimin e Shqipërisë nga Perëndimi. Të ka larguar ty, por nuk ka lidhje me Shqipërinë. Jemi më afër se kurrë dhe integrimi…Se nuk doja ta rëndoja sot, se ishte i lumtur pas zgjedhjeve të 6 marsit. Në protestë nuk flet shqiptarisht por putinësisht. Kriza nuk është shkaktuar nga ne por nga regjimi i Putin. Ti je sovjetiku i fundit Sali. Ti nuk lë fatkeqësi pa përmendur. Koha jote ka mbaruar. Nuk ke pyetur as për kufoma për pushtetin tënd. Ky është turp që duhet ta mbash. Nuk mjafton që ke mundur Lulin e lulet e tjera këtu. Ke shkallmuar partinë tënde. Je pakicë e pakicës.

Berisha: Skënderbuçi e ka shpërblyer me 5 mn euro. E vërteta është që mbrojtja që i bën këtu, vetëm sa më ndihmon mua. Zonja 5 mln është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Nga ana tjetër, ngritja çështjen e vdekshmërisë. Vdekshmëria nga COVID është dëshmi e katastrofës së një sistemi qeverisës. Të kalosh në këtë mënyrë, vetëm njerëz që janë verbuar nga paratë mund të bëhet kjo gjë. Të mbajmë 1 minutë heshtje. Për 14700 viktima nga COVID.

Spiropali: Ne ia lejojmë se të gjitha nuk kemi ç’ti bëjmë Flamur. Sali nuk do gjesh në xhepat e mi asnjë cent të shqiptarëve. Prandaj jam serbes dhe nuk më dridhet qerpiku të flas jo më ty, po asnjë tjetër. Në duart e  mia nuk do të gjesh as gjak si në duart e tu, e bashkëpunëtorëve të tu. Dëgjoje mirë! Ato rëndojnë mbi ndërgjegjien tënde. Ti këtu, në këtë Foltore, si minues i demokracisë e ke marrë përgjigjen. As për të qeshur nuk na bën dot më. Ne qeshim se nuk qajmë dot. Ke shkatërruar partinë tëndë dhe do të shkatërrosh Shqipërinë.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore elisa spiropali sali berisha seanca plenare 17 mars 2022 elisa spiropali sali berisha seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll