Aktualitet

Përplasje mes fermerëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Bujqësisë Fier: Kam orë që pres

17 Mars 2022, 15:07 Nga DOSJA
Përplasje mes fermerëve dhe punonjësve të Drejtorisë

FIER– Ditën e sotme fermerët e Lushnjes dhe të Fierit u përballën me një situatë të tensionuar pranë Drejtorisë së Bujqësisë, aty ku pritën me orë të tëra për informacion për naftën pa akcizë që ata do të duhet të përfitojnë. Një prej punonjësve doli jashtë duke u thënë se do të duhet të futen nga 10 e nga 10 ndërsa fermerët deklaruan se kishin orë që po prisnin.

Fermerët u shprehën se kanë të paktën 4 ditë që presin në radhë, për të marrë një përgjigje nëse janë apo jo përfitues të skemës së Ministrisë së Bujqësisë, për të përfituar naftë pa taksa nga ana e bujqëve. Në video të ‘Faxnews’ duken radhë të gjata me fermerë, të cilët presin për tu futur brenda për të marrë informacionin e duhur.

“Do futen 10 e 10 thotë do iu sherbejmë deri në orët e vona”– thotë një prej punonjësve.

“Bjeru bjeru se kështu e duan këta, se dje u rrahën atje’- thotë një prej fermerëve.

Qeveria ka përcaktuar një fond prej 1,45 miliard lekësh për naftë pa taksa për fermerët, por këta të fundit thonë po hasin me vështirësi për ta përfituar jo vetëm për shkak të burokracive por edhe kritereve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret ne fier fier fermeret ne fier fier

Sondazh

Poll