Aktualitet

U lirua me kusht! Arrestohet sërish ish-drejtori i bankës në Devoll, vodhi nga klientët

17 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
U lirua me kusht! Arrestohet sërish ish-drejtori i bankës në

KORÇË– Ervin Çokani është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka kryer vjedhje në bankë të klientëve. Çokani ishte liruar me kusht. Gjykata e shkallës së parë e liroi me kusht, Apeli e dënoi me 9 vite e 4 muaj burg. Tashmë ai është vënë pas hekurave dhe do të dënohet për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.

NJOFTIMI:

Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.

Çokani ka qenë në detyrën e drejtorit të filialit të një banke të nivelit të dytë për periudhën 01.11.2005-Shkurt 2015 (rreth 10 vjet) ndërsa ai u pezullua nga detyra pasi Banka është vënë në dijeni të veprimeve të parregullta në Degën e qytetit të Bilishtit, nëpërmjet ankesës së klientit të saj S.D. Ky i fundit është paraqitur në datë 02.02.2015, në Degën e qytetit Korçës dhe ka kërkuar të verifikojë ekzistencën e depozitave bankare me afat, të cilat pretendohej se ishin çelur prej tij në Degën e Qytetit të Bilishtit, në momente të ndryshme kohore. Nga hetimet ka rezultuar se shuma totale e veprimeve të paautorizuara debitore e përfshirë në këtë skemë mashtrimi nga Çokani, gjatë punës së tij si Drejtor e Degës Bilisht, është 945’583 Euro (e marrë nga 26 klientë) nga të cilat 160’196 Euro janë ricikluar brenda skemës nga i dyshuari Ervin Çokani, për të mbuluar gjurmët.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce ervin cokani korce arrestim ne korce ervin cokani korce

Sondazh

Poll