Aktualitet

MOMENTI i arrestimit-Kërcënoi me kallash punëtorët e një firme ndërtimi, pranga 48-vjeçarit

17 Mars 2022, 14:29 Nga DOSJA
MOMENTI i arrestimit-Kërcënoi me kallash punëtorët e

TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka vënë në pranga 48-vjeçarin Lulzim Liçi, i cili për motive pronësie, ka kërcënuar me armë punëtorët e një firme ndërtimi. Siç duket edhe nga pamjet e ndara nga Policia, 48-vjeçari është prangosur në banesën e tij, ndërsa gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov. Liçi do të duhet që të përballet me drejtësinë, pasi mbi të rëndojnë veprat penale: “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga një 48-vjeçar që kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim liçi operacioni prevention lulzim liçi operacioni prevention

Sondazh

Poll