Aktualitet

NEGOCIATAT/ “Miku” vjen në Tiranë për krizën në PD, bisedime me Berishën, Bashën e Këlliçin

17 Mars 2022, 11:04 Nga DOSJA
NEGOCIATAT/ “Miku” vjen në Tiranë për krizën

TIRANE- Në kulmin e krizës brenda Partisë Demokratike ish-eurodeputeti Elmar Brook ka mbërritur në Tiranë. Burime i thanë Dosja.al se ish-eurodeputeti ka mbërritur për të zhvilluar takime negociuese mes grupit të Komisionit të Rithemelimit dhe zyrtarëve aktualë të Partisë Demokratike. Me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Brook ka nisur negociatat. Sot, Brook është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha, ndërkohë që më herët ka shkuar dhe në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Bashkë me këtë të fundit, Brook ka takuar edhe anëtarëin e grupit të Rithemelimit, Belind Këlliçi. Por asnjë prej tyre nuk ka preferuar që të zbulojë detaje nga takimet e zhvilluara ditën e sotme. 

Por duket se shpresat për një marrëveshje janë të pakta në kohën kur i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike është rreshtuar kundër kryetarit aktual Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ende nuk ka dhënë dorëheqjen, por Brok është një ish-kryetar për Marrëdhëniet me Jashtë në Evropë dhe njihet si një mik i Lulzim Bashës në Tiranë. Ai shpreson se do të arrijë në një zgjidhje frytdhënëse për të dyja palët.

Si mbërritën palët deri këtu? Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit vulosën ndarjen e Lulzim Bashës me Partinë Demokratike dhe grupin e Rithemelimit. Humbja në 6 bashki dhe konflikti me Berishën pas shpalljes non-grata e ndanë PD në dy grupe, një pro dhe një kundër Bashës për vendimin e “imponuar” nga SHBA. Pas zgjedhjeve dhe hezitimit të Bashës për të pranuar humbjen, i gjithë grupi parlamentar iu kthye kundër, ndërsa dy nën-kryetarët Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj dhanë dorëheqjen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Ka kërkuar negocimin e Brook?Basha:Mirënjohës për çdo ndihmë!Bëj gjithçka për demokratët

VD-Situata në PD/ Basha: Bëj gjithçka për demokratët. Kjo nuk është më lajm!

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore doreheqja e bashes elmar brook elmar brook ne tirane lulzim basha sali berisha doreheqja e bashes elmar brook elmar brook ne tirane lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll