Aktualitet

VD-‘2kompani kanë 90%të tregut të inputeve’/Braçe: Nesër beteja do jetë për ujin në bujqësi

17 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA
VD-‘2kompani kanë 90%të tregut të

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi ditën e sotme se bujqësia në vend ka tre probleme kryesore. Ai deklaroi në sallën e Kuvendit se çmimet janë rritur, ka ndryshime në klime dhe ka probleme masive te tregu i inputeve. Braçe shtoi se janë dy kompani të cilat po zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti. Ai paralajmëroi se në vijim, nëse nuk merren masa do të ketë beteja për ujin në bujqësi.


‘Kemi 3 probleme të mëdha:1-çmimet e rritura,2-ndryshimet e klimës3-probleme Kripëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore. Në këtë aspekt, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten, është tregu. Dy kompani, Agrohed dhe besniku zotërojnë 90% të tregut, janë dhe vendimet. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkt nuk bëjnë treg. Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë, 98% të tregut të dapit, Agrohelm dhe Besbiku 93% të tregut të nitratit. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. blegtoria, lopët dalin me humbje. Ju thashë 5 javë më herët, gruri del me humbje, sera në dy sezone del me humbje, mishi më i liri ai i derrit del me fitim që nuk arrin as pagën minimale. Për fshatarin nuk ndodh asgjë, shkatërrohet prodhimi, kalben bimër, lumenjtë marrin para cdo gjë, domatet dështojnë të bëjnë frut se me demek nuk mbillen. është bërë punë e madhe në 8 vite, Lushnja dhe Divjaka kanë 8 degë vatitje, dy sekondarë të tjerë me gjatë 780 metra nuk është veshur me beton, janë bërë punime dherash. Kosotja për vaditjen e mistrit shkon në 10 mijë e shtatëqind lekë, kostot nuk përballohen dot tani, do të dëgjoja shumë tani në sallë atë që do të jetë nesër, beteja për ujin në bujqësi.’- tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/ Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, RENDI i ditës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion brace seanca plenare 17 mars 2022 erion brace seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll