Aktualitet

‘Blini diamante, INVESTONI’/ Mashtrimet me Call Center, SPAK arreston 15 punonjës

17 Mars 2022, 08:30 Nga DOSJA
‘Blini diamante, INVESTONI’/ Mashtrimet me Call Center, SPAK

TIRANË– Operacioni i koduar ‘Skema’ vuri në pranga 15 punonjës të Call Center në Tiranë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me partnerët gjermanë nisi hetimet për aktivitetin kriminal në fushën e “Mashtrimit kompjuterik“ e cila kishte të bënte me platformat elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix” nga viti 2018. Hetimet zbuluan se subjekti  “Blu energy call“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave së thirrjeve telefonike ose siç njhet në vendin tonë “call center“.

SPAK zbuloi se ky subjekt mashtronte qytetarët gjermanë, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme parash. Në pranga ka përfunduar E.K pronari i Call Center dhe programuesi i IT së kompanisë Xh. Xh. dhe punonjësi Anduel Gjergji. Ata i bindin shtetasit e huaj të investonin në bursë dhe të blinin diamante dhe më pas i merrnin paratë. Mësohet se pre e mashtrimit ranë rreth 2 mijë gjermanë që iu vodhën 5 milion euro në total. 

Në fund u sekuestruan: 200 pajisje kompjuterike, 120 pajisje të telefonisë Voip, 1 laptop, 70 telefona të lëvizshëm, USB, karta të ndryshme, dokumentacione.

Hetimet vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe fakteve objekt hetimi dhe evidentimit të gjithë personave apo subjekteve tregëtare të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimet në Call Center, drejtori i policisë kriminale: 21 persona janë në kërkim

Operacioni në 8 Call Center! SPAK: 15 të arrestuar, mes tyre administratori dhe programuesi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen punonjes te call center call center arrestohen punonjes te call center call center

Sondazh

Poll