Aktualitet

4 mijë objekte arti në shtëpi, libra, Kodik e Skrivanë zbulohet “thesari” në Tiranë

17 Mars 2022, 10:37 Nga DOSJA
4 mijë objekte arti në shtëpi, libra, Kodik e Skrivanë

TIRANE- Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi iu gjetën në shtëpi rreth 4 mijë objekte të dyshuara si të vjedhura. Objektet që dyshohet se janë vepra arti, objekte etnografike, të artit pamor, libra dhe skrivane u gjetën në shtëpinë e personit të identifikuar si A.K.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, e cila raportoi për Balkanweb ngjarjen, sqarojnë se personi është arrestuar dhe më herët për trafik të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Dyshohet se veprat e vjedhura i përkasin kishave ortodokse në Shqipëri dhe vendet fqinje. Operacioni është kryer nga Policia e Tiranës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës po bëhet identifikimi i veprave dhe seleksionimi i tyre.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cultural Heritage”.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve te Paligjshme në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cultural Heritage”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. K., 61 vjeç, banues në rrugën “Ali Demi”, për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMI KRYESOR: 4000 vepra arti brenda shtëpisë në Tiranë,u vodhën nëpër kisha!Artan Koçiu,i dënuar më parë

(j.c;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni cultural heritage trashgimia kulturore operacioni cultural heritage trashgimia kulturore

Sondazh

Poll