Politike

Basha reagon një ditë pas protestës: Shqiptarët janë të etur për ndryshim (VD)

9 Korrik 2019, 15:45 Nga DOSJA
Basha reagon një ditë pas protestës: Shqiptarët janë

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka reaguar një ditë pas protestës së 10-të kombëtare, duke thënë se shqiptarët janë të etur për ndryshim.

Basha në një reagim në Facebook, ku ka publikuar dhe një video shprehet se ndryshimi është tani dhe qëllimi i tij  kryesor është përparësia absolute ndaj çdo shqiptari.

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.  Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, shkruan Basha.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll