Aktualitet

PAKETA/Qeveria greke: 200€ këst për të moshuarit dhe fëmijët, rimbursohet energjia dhe gazi

17 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
PAKETA/Qeveria greke: 200€ këst për të moshuarit dhe

GREQI- Qeveria greke ka publikuar një paketë me masa ndihmë për popullin grek për shkak të krizës ekonomike që po kalon vendi nga lufta Ukrainë-Rusi. Ky vendim erdhi nga Ministria e Financave për të ndihmuar qytetarët që janë prekur nga kjo krizë ku përfshihet rritja e çmimit të karburantit, energjisë dhe çmimet e produkteve ushqimore. Totali i ndërhyrjeve për lehtësimin e familjeve dhe bizneseve që janë paralajmëruar apo zbatuar deri më tani shkon në një vlerë rekord prej 3.7 miliardë euro që shteti injekton në ekonomi dhe ndihmë sociale tek qytetarët greke.

Ku është fokusi i qeverisë së Mitsotakis? Paketa e masave ndihmë përfshin ndihmesën për pensionistët, të papunët dhe ata që kanë paga të ulët, familjet me fëmijë dhe subvencionimin e energjisë dhe karburantit si edhe ndihmën për fermerët. 

Më konkretisht, qeveria ka vendosur:

• 22 cent për litër karburant

•Këste me 200 euro për qytetarët në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve para Pashkëve. 

• Një masë ndihme me 105 euro për fëmijën e parë dhe të dytë në varësi të të ardhurave dhe 210 fëmijën e tretë dhe për çdo fëmijë pasardhës. Përfituesit arrijnë në 625,000, me më shumë se 1 milion fëmijë dhe kostoja llogaritet në 97.5 milion euro.

•Ndihmë 200 euro për 676 735 pensionistë me të ardhura të ulëta. 

Ndihma prej 200 euro për 34964 të moshuar të pasiguruar me një kosto prej 7 milionë euro.

Ndihma prej 200 euro për 166,982 përfitues të përfitimit të aftësisë së kufizuar me një kosto prej 33.4 milionë euro.

Dyfishim i të ardhurave minimale të garantuara për 241 281 përfitues të të ardhurave minimale të garantuara, me një kosto prej 50.9 milionë euro.

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni paketa e masave ne greqi paketa e masave ne greqi

Sondazh

Poll