Aktualitet

S’ka më burg për një cigare hashash! Veliaj dhe Manja firmosin marrëveshjen për rehabilitim

17 Mars 2022, 09:31 Nga DOSJA
S’ka më burg për një cigare hashash! Veliaj dhe Manja

TIRANE– Nga sot të miturit që kapen nga Policia duke konsumuar cigare me hashash nuk do të dërgohen në burg por në qendra rehabilitimi. Bashkia e Tiranës dhe ministria e Drejtësisë kanë firmosur një marrëveshje që ka në fokus trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha pas takimit me Ulsi Manjën se burgjet nuk duhet të mbushen me të rinj, por ata duhet të dërgohen në qendra sociale të posaçme, duke sjellë si shembull qendrën në Kombinat.

“Po flasim për një konsultim publik edhe për dekriminalizimin e hashashit. Shumica e shteteve të SHBA po e dekriminalizojnë. A ja vlen të mbushim burgjet për një cigare hashash me të rinjtë e Samiut e Petroninit? Kemi qendrën sociale në kombinat me një gamë shërbimesh, kurse për zanatet janë po ashtu fokusi ynë. Një psikolog ose mentor mund t’i transformojë jetën një të mituri, një gardian Jo. E nisim ne në Tiranë, por duhet të na ndjekin bashkitë e tjera. Kemi kaluar thatësirë, përmbytje zjarre në vitet e para në qeverisjen në bashki. E pastaj borë e më kërkonin ku i ke borëpastrueset kryetar. Pastaj tërmeti. Pastaj pandemia. Tani lufta. Ishalla nuk bie ndonjë vullkan në Dajt. Këto kanë kosto sociale. Stafi ynë shërbeu me amerikanët për afganet. Me kaq shume drama, veç kosto financiare ka e kosto sociale. S’jemi këtu për ata qe u ka ecur jeta. Jemi për ata që kanë patur një cedim apo problem”, tha ai.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se të rinjtë do të trajtohen jashtë burgjeve.

“Qëllimi është rehabilitimi jo ndëshkimi i fëmijëve. Kemi qëllim rehabilitim. Marrëveshja me Veliajn është urë e rëndësishme midis Ministrisë së Drejtësisë e bashkisë Tiranë për realizimin e masave alternative. Duhen marrë parasysh rrethanat familjare e kushtet e të miturve. Do i trajtojmë nga qendra multifunksionale e bashkive. Do trajtohen jashtë burgjeve. Për rehabilitimin e të miturve kemi realizuar edhe qendrën për parandalimin e krimeve për të miturit. Kemi një vullnet të perbashkët ne si ministri e Bashkia e Tiranës për të rehabilituar fëmijët në konflikt me ligjin”, theksoi ministri.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion veliaj ulsi manja veliaj erion veliaj ulsi manja veliaj

Sondazh

Poll