Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/Prokuroria s’provon dot akuzat, pushohet çështja për 2 të dyshuarit

17 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Vrasja e Hekuran Billës/Prokuroria s’provon dot akuzat, pushohet

TIRANË– Çështja ndaj Viktor Marku dhe Sebastian Malit është pushuar nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Malin, konkretisht dajë dhe nip është shuar masa e sigurisë, duke u çliruar kështu nga akuzat. Pasi qëndruan më shumë se 1 vit në paraburgim, prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të provojë se dajë e nipë ishin dy organizatorët dhe ekzekutorët e biznesmenit Hekuran Billa.  Me kërkesë të prokurorisë gjykata është detyruar të pushojë çëshjen.

Bashkë me ta, gjykata ka pushuar hetimin edhe për Adiola Lakrën. Lakra dyshohej se kishte një lidhje intime me Hekuran Billën dhe dyshohej se ajo e nxori në pritë me kërkesë të Sebastian Malit, me të cilin kishte një marrëdhënie dashurie. 

Pse dështuan hetimet? Nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk është marrë asnjë rezultat ndërsa telefoni i Lakrës është i shkatërruar. 

Si ndodhi vrasja? Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor 2020 pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMë X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare. Prel Marku është vëllai i vogël i Viktor Markut dhe për 1 vit e gjysmë prokuroria hetoi pistën e hakmarrjes. Dajë e nip u akuzuan se e vranë Billën për të marrë hak për Markun, por tashmë asgjë nuk është provuar. Ata janë liruar edhe nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, duke u shpallur të pafajshëm. 

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hekuran billa sebastian mali viktor marku vrasja e hekuran billes hekuran billa sebastian mali viktor marku vrasja e hekuran billes

Sondazh

Poll