Aktualitet

‘S’ka grip shpendësh’/ Ministria e Bujqësisë: 200 mijë pula ngordhën, s’kalon tek njerëzit

17 Mars 2022, 10:10 Nga DOSJA
‘S’ka grip shpendësh’/ Ministria e Bujqësisë:

TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka dalë me një tjetër njoftim zytar lidhur me ngordhjen e mijëra shpendëve në zonën e Durrësit gjatë javëve të fundit. Sipas Ministrisë, Sektori i Shërbimit Veterinar të Qarkut të Durrësit është njoftuar nga dy pulari se ka pasur probleme me shpendët, e menjëherë janë marrë masat për shqyrtimin e situatës në vend. Në njoftim theksohet se fermat janë vendosur në karantinë deri në momentin kur kanë dalë rezultatet laboratorike. Rezultatet kanë treguar se nuk bëhet fjalë për gripin e shpendëve por për sëmundjen tjetër, laringotrakeiti infektiv. Po ashtu, theksohet se kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit dhe as produktet ushqimore.

“Deri më tani raportohen rreth 200 mijë shpendë të ngordhura. Janë kryer pranë ISUV analizat në bazë të mostrave të marra. Sipas të dhënave të deritanishme rezultatet tregojnë sëmundjen e Laringotrakeitit infektiv në shpendë. Është një sëmundje që prek kryesisht shpendët. Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Është e rëndësishme të theksojmë dhe të sigurojmë konsumatorët se deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influence aviare (gripi i shpendëve),“-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sektori i Shërbimit Veterinar të Qarkut të Durrësit në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë është njoftuar nga dy subjekte shpendrritëse se ka pasur probleme me disa shpendë. Menjëherë janë marrë masat për shqyrtimin e situatës në vend, gjurmimin, kampionimin zyrtar dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Fermat janë vendosur në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike. Deri më tani raportohen rreth 200 mijë shpendë të ngordhura. Janë kryer pranë ISUV analizat në bazë të mostrave të marra. Sipas të dhënave të deritanishme rezultatet tregojnë sëmundjen e Laringotrakeitit infektiv në shpendë. Është një sëmundje që prek kryesisht shpendët. Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Është e rëndësishme të theksojmë dhe të sigurojmë konsumatorët se deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influence aviare (gripi i shpendëve). Në subjektet e tjera shpendrritëse për vezë e mish, në të gjithë territorin e vendit, AKVMB ka marrë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundueshmërisë dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë rast.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se përse Ministria e Bujqësisë u vonua kaq shumë për të dalë me një njoftim zyrtar sqaruar gjithë çfarë ka ndodhur. U desh që në media të jepej alarmi për produktet e pularive, që Ministria të dilte sërish dhe të njoftonte opinionin publik se mund të konsumonin pa asnjë problem nënproduktet e pularive.

ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA?

Laringotrakeiti infektiv i shpendëve është një sëmundje akute, shumë ngjitëse për pasojë infektohen një numër i madh shpendësh përnjëherë. Kjo sëmundje shkaktohet nga herpesvirus. Ky virus nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll